Arditi-Julianës: “Nuk po bëj lojë me ty”, banorët i ngacmojnë

Ndërkohë që banorët e tjerë pinë birra dhe kërcejnë, Arditi dhe Juliana ngacmohen me njëri-tjetrin. Juliana i sqaron Arditit se puthja e saj me Enkelejdin ka qenë thjesht për lojë. Pastaj ajo thotë se është beqare dhe bën çfarë të dojë. Arditi e pyet nëse ajo vërtet është beqare, Juliana i thotë po dhe më pas të dy qeshin, duke parë njëri-tjetrin në sy. Juliana i rrëfen Arditit se ajo është tip shumë i sinqertë, ndërsa ai nga ana e tij uron që kjo të jetë e vërtetë. Juliana shpreh frikën sesi mund të reagojnë njerëzit jashtë, teksa Arditi e siguron se atij nuk i intereson e kaluara e saj, por çfarë do të ndodhë tani dhe në vazhdim. Juliana ka dyshimet e saj, nëse Arditi po bën lojë me të, por ai i thotë se nëse do kishte në mendje të luante me të, nuk do kishte pritur një muaj. Teksa flasin për marrëdhënien mes tyre, Arditi shprehet se nuk do që afrimiteti i tyre të interpretohet keq, si brenda shtëpisë, apo edhe jashtë. Ai i tregon Julianës se e ka parë që vjet dhe e ka pëlqyer shumë, ndërsa ajo qesh, duke i thënë se përse nuk i ka folur. Juliana sqaron Arditin se ajo nuk është natyre xheloze, por bëhet deri në momentin që sigurohet se çfarë mendon ai për të, pasi deri tani nuk dinte asgjë. Arditi dhe Juliana dalin të pinë cigare në oborr, teksa banorët fillojnë t’i ngacmojnë për afrimitetin që kanë krijuar mes tyre. Fatjoni u thotë se ata po dashurohen me njëri-tjetrin, ndërsa Zhaku pyet Arditin, nëse kanë ndonjë gjë të re nga ata të dy. Zhaku i thotë atij, se nga ai presin surpriza, duke shtuar se dëshiron të zbulohet çifti tjetër në shtëpi. Ndërkohë, banorët e tjerë vazhdojnë të kërcejnë në oborr.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment