Arditi-Julianës: “Nëse dal, do të pres jashtë”

Valeri flet me Arditin, për Julianën. Arditi e ngacmon Valerin, duke i thënë se vajzat bëjnë lojëra me të dhe ai nuk i kupton. Valeri thotë se e kishte kuptuar lojën e Julianës, prandaj ka thënë nëpër shtëpi se një histori dashuri po lind në horizont. Juliana i thotë se Visari më ka provokuar për Arditin, por Valeri thotë se ai e ka dëgjuar vetë bisedën e Nevilës dhe Julianës. Ai siguron atë se ngaqë është betuar, nuk i ka treguar askujt se çfarë ka dëgjuar që Juliana ka thënë për Arditin. Valeri largohet, ndërsa Arditi dhe Juliana bisedojnë të përqafuar. Ai e puth herë pas herë Julianën në ballë. Juliana pyet Arditin nëse ajo do ta vazhdojë lojën e çifti. Arditi i thotë të bëjë çfarë të dojë, duke shtuar se ai do të vazhdojë me mendimet e tij, por do të shikojë me kujdes marrëdhënien e saj me Visarin. Ai uron të mos dalë këtë javë, por nëse del siguron Julianën se do ta presë jashtë. Juliana bën shaka me të, duke e pyetur nëse do e ndjekë nga jashtë, kurse Arditi i thotë se do ta shikojë vetëm të premten gjatë spektaklit. Juliana rri mbështetur tek kraharori i Arditit, duke dëgjuar zemrën e tij sesi rreh. Ajo e pyet nëse ndihet mirë, pasi po i rreh shumë zemra. Ndërsa Arditi përgjigjet: “Hera e parë që po e dëgjoj, kisha kujtuar se nuk punon fare zemra ime”. Arditi i thotë Julianës se dëshiron ta shohë tërë kohës të buzëqeshur dhe asnjëherë me nerva. Fatjoni kalon aty, kurse Arditi largon Julianën, për të vënë në lojë atë, apo më shumë në dyshime se ata janë çifti. Fatjoni i ngacmon, por më pas i thotë se i pëlqen kur i shikon njerëzit e lumtur. Arditi dhe Juliana qëndrojë të përqafuar edhe për minuta të tëra, derisa vendosin të shkojnë në dhomën e gjumit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment