Arditi-Julianës: “Më pëlqen mënyra sesi debaton”; Lori trembet në gjumë

Juliana dhe Arditi qëndrojnë shtrirë pranë njëri-tjetrit, në dhomën e gjumit. Teksa shkëmbejnë puthje mes tyre, Juliana e pyet se çfarë po mendon. Arditi i thotë se kur e puth ai nuk mendon asgjë, por thjesht shijon puthjen. Më pas ata fillojnë të bisedojnë. Juliana shprehet se ajo është një tip që i thotë gjërat hapur, edhe pse shumë banorëve nuk u vjen mirë. Ajo thotë se kur të tjerët ia thonë gjërat troç, mërzitet për momentin, por kur logjikon se ka pasur të drejtë e kupton. Juliana thotë se personat që shtiren, i ka shumë inat. Ata flasin për debatet që janë krijuar në shtëpi. Arditi komplimenton Julianën, për mënyrën sesi diskuton. “Më pëlqen sesi i sulmon banorët”, i thotë ai. Juliana thotë se që pas debatit të fortë që ka pasur me Jonën dhe Matildën, ka ndryshuar mënyrën e të debatuarit. Ajo shprehet se tani kur nuk i pëlqen diçka e thotë menjëherë dhe nuk ka pse të akumulojë hatërmbetje, pasi nuk do t’i bëjë dëm vetes. Biseda zhvendoset tek banorët. Juliana tregon bisedat me Meridianin, që ka bërë gjatë ditës. Ajo thotë se komunikimi është shumë i rëndësishëm mes banorëve. Juliana thotë se e tillë është loja në shtëpi, nuk ke luksin mos t’i shikosh banorët që nuk i ke qejf. Ajo pranon se qëndrimin në shtëpi është shumë i vështirë, prandaj gjërat më të mira janë durimi, qetësia, komunikimi, fjalori i pastër dhe argumentet nëpër debate. Më pas Juliana fillon të flasë për familjen e saj, në veçanti për motrën. Teksa ata bisedojnë, Lori trembet dhe çohet nga gjumi, duke bërë veprime pa vetëdije. Arditi dhe Juliana qeshin me të, por më pas e zgjojnë dhe mundohet të kuptojnë se pse u tremb. Pasi bëjnë shaka me Lorin, banorët flenë të gjithë gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment