Arditi-Jonës: Xhulin e kam pëlqyer që jashtë, po nuk u lidha me të se të njoha ty

Banorët përfundojnë së ngrëni drekën dhe shpërndahen nëpër ambiente të ndryshme të shtëpisë. Arditi shkon në dhomën e gjumit ku ndodhet Jona dhe Matilda dhe i kërkon Matildës që t’i lërë vetëm sepse dëshiron të flasë me Jonën. Matilda largohet dhe Arditi fillon që të sqarojë Jonën në lidhje me hatërmbetjen e saj dhe i flet edhe për ndjenjat e tij. Pasi i kërkon Jonës që ta dëgjojë deri në fund, Arditi nis t’i sqarojë asaj ndjenjat që ka ai për të dhe për Julianën. “Unë dua të të kem shumë shoqe, nuk dua të bëj eksperimente me ty dhe nuk dua të jem unë ai që të bëj të urresh emrin që për ty ka aq domethënie” i thotë Arditi Jonës. “Unë të kam shumë për zemër dhe dua të kem pranë si këtu edhe si jashtë, shpresoj që t’i të më kuptosh” i thotë më pas Arditi. Jona pasi e dëgjon i thotë se ai po ashtu është i veçantë dhe se do ta ketë gjithmonë atë si shoqe si brenda shtëpisë, si jashtë. “Ti nuk do më bësh të urrej atë emër sepse unë kurrë nuk do them‘e urrej Arditin’ për mua zemër, mund të bësh çfarë të duash me Xhulin” i thotë Jona Arditit. Ai i sqaron se me Julianën është njohur që jashtë shtëpisë dhe e ka simpatizuar edhe më parë. Jona i thotë Arditit “është e dukshme që t’i dhe Xhuli keni simpati pëlqeheni, atëherë pse nuk lidhesh me të?” dhe Arditi i përgjigjet “po sepse të njoha ty”. Jona i thotë se ai mund të lidhet me Xhulin apo me këdo tjetër sepse ata të dy janë vetëm shokë të mirë. Arditi e puth dhe e përqafon. Më pas ai e sqaron Jonën se zgjodhi të shpëtonte Nevilën vetëm për të mos bërë diferenca midis Xhulit dhe Jonës. Jona i thotë se ajo e mirëkupton veprimin e tij dhe e siguron se nuk është mërzitur me të. Arditi e përqafon përsëri dhe më pas largohet.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment