Arditi: Jeta që kam pas, më ka bërë të jem pak egoist

Arditi dhe Nevila ndodhen pranë njëri-tjetrit te kolltuqet e bardha dhe flasin me nënkuptime për debatet që Arditi ka pasur më parë me Julianën dhe për marrëdhënien e tyre. Nevila i tregon se Juliana ka thënë “pse unë do i shkoj gjithmonë nga pas Arditit dhe Nevila i ka thënë “edhe ai ndoshta të njëjtën gjë mendon për ty”. Arditi mundohet që t’i shpjegojë Nevilës se përse sillet në atë mënyrë me Julianën dhe banorët e tjerë nëpër shtëpi. “Jeta që kam pas, ndoshta më ka bërë që të jem pak egoist” thotë Arditi dhe më pas shton “sinqerisht jashtë nuk duroj shumë gjëra”. Arditi rrëfen se në jetë ka kaluar shumë gjëra pozitive, por edhe negative, të cilat e kanë bërë në një farë mënyrë që të jetë ai që është sot. Arditi thotë se nuk ka dëshirë që historitë e jetës së tij t’i tregojë te banorët e tjerë thjesht për hir të lojës. Kështu ai Arditi flet edhe për sjelljen e tij brenda shtëpisë, duke thënë se ai nuk shtiret. “Unë di të them se këtu brenda jam plotësisht i vërtetë” thotë Arditi. Ndërkohë që ai flet për veten e tij me Nevilën, Matilda, Jona dhe Juliana bëjnë thashetheme për të. Ata gjykojnë si të gabuar sjelljen që Arditi bën me Katerinën duke e mbrojtur në debatet që ajo bën me banorët e tjerë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment