Arditi: “Je shembull i cektësisë”,- Matilda: “Kë mësuar një fjalë ti?, po të paktën mëso ku ta përdorësh”

Arditi nis përsëri diskutimin me Matildën për faktin se ai dhe meridiani kanë bërë me shenjë pllakat që kanë ndërtuar. Arditi i thotë Matildës se ajo gjeti momentin më të keq për t’u thënë atyre se po përpiqen që të tregojnë se punojnë më shumë se banorët e tjerë. Matilda i thotë se ajo dëgjoi që ai po mburrej se kishte krijuar pllakat siç duheshin dhe për këtë arsye iu kundërvu atyre. “Kjo ishte punë në grup, nuk ka rëndësi se kush punon më shumë dhe mu duk e padrejtë që doje të tregoje se sa shumë ke punuar ti” i thotë Matilda Arditit dhe ai i përgjigjet “a e sheh sa e cekët që je”. Matilda i kundërvihet duke i thënë “keni mësuar një fjalë tani “je i ceket” dhe po e përdorni”. Arditi i thotë “po atë fjalë di unë, nesër do mësoj një tjetër e do ta përdor”. Matilda vazhdon ironinë duke i thënë “mëso edhe se ku duhet ta përdorësh të paktën”. Arditi acarohet dhe i thotë “tek ti po e përdor fiks, ti je shembulli i cektësisë këtu” dhe shkon i kërkon Meridianit që ta sqarojë Matildën në lidhje me këtë pjesë. Meridiani i thotë Matildës se veprimi i tij dhe Arditit ishte thjesht një lojë që ata të dy po bënin, për të ngacmuar më pas Valerin, por Matilda është e bindur se të dyve u pëlqen që të duken më mirë se të tjerët.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment