Arditi: “Je kalama”; Valeri: “Po del në identitet se shtyje të tjerët më parë”

Në debatin mes Arditit, Valerit e Matildës marrin pjesë edhe banorët e tjerë, si Visari e Jona, të cilët flasin për ushqimet që kanë gatuar dhe për disa nga banorët të cilët kanë mbetur pa ngrënë dhe kjo nuk ka ndodhur për shkak të Valerit. Arditi drejtohet sërish nga Valeri dhe i thotë se është shumë i papjekur, duke marrë parasysh moshën e tij 28-vjeçare. “Do të bëj kërkesë të të sjellin karamele se je kalama”, vazhdon t’i thotë Arditi. Ndërsa Valeri ia kthen me qetësi dhe duke qeshur: “Qetësohu, karamele, se je stresuar shumë”. Më pas i thotë: “Sa mirë që po del në identitet se i shtyje të tjerët më parë”, duke nënkuptuar Katerinën. Valeri thotë se është i zoti që t’ia futë atij stresin dhe t’ia nxjerrë në të njëjtën kohë. Ndërsa Arditi komenton sjelljen e tij, duke e imituar. Debati mes të dyve vazhdon për disa minuta, duke shkëmbyer batuta kundër njëri-tjetrit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment