Arditi i kërkon aleancë Nevilës që të nominojnë të njëjtin person, Nevila refuzon

Banorët janë të gjithë brenda sepse jashtë bie shi dhe ata e kanë të pamundur që të vazhdojnë provën e ndërtimit të piramidës. Banorët bisedojnë për tema të ndryshme, të ndarë nëpër grupe. Arditi me Nevilën ndodhen pranë kolltuqeve të bardha dhe bisedojnë për lojën. Arditi i kërkon Nevilës që të bëjnë një lojë të përbashkët me Julianën, për të nominuat të njëjtin person të tre. “Duhet që të jemi më të bashkuar” i thotë Arditi Nevilës dhe ajo e pyet “në ç’kuptim po thua?”. Arditi edhe pse përpiqet që të flasë me nënkuptime i thotë Nevilës “unë ti dhe Xhuli duhet që të nxjerrim çdo javë të paktën një emër nga ata andej”. Nevila i thotë “nuk jam aspak dakord me këtë që ti po thua”. Arditi duket se është i frikësuar nga nominimet dhe i kërkon aleancë Nevilës. Për ta bindur ai i thotë “po nëse ata na nominojnë ne të treve”. Nevila i thotë se një gjë e tillë i duket e pamundur, por Arditi i thotë se banorët e tjerë mund t’i nominojnë atë, Nevilën dhe Julianën javën e ardhshme. Nevila në fund i thotë “po mirë nëse do ta bëjnë këtë, le ta bëjnë”. Arditi mundohet që ta bindë Nevilën duke i thënë se ai e di se çfarë po thotë, se është i sigurtë që në nominimin e ardhshëm do të dalë një prej tyre. Nevila nuk pranon përsëri dhe i thotë “e kuptoj shumë mirë, po prapë s’jam dakord”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment