Arditi e Meridiani, thashetheme për Valerin: “Diti se çfarë të përdorë për të sulmuar”

Në kuzhinën ndodhet Meridiani e Arditi pas largimit të Nevilës e Julianës. Të dy fillojnë të flasin për Valerin dhe për marrëdhëniet që po mundohet të krijojë ai me banorët e tjerë të shtëpisë, duke marrë shkas nga ngjarjet gjatë spektaklit. Meridiani e ka parë teksa ka qenë duke bërë plan me Jonën, Visarin e Enkelejdin e thotë se tani Valeri mund të ketë frikë se do t’i dalë ndonjëri nga banorët e tij të dashur. Arditi i tregon se Valeri diti ta përdorë shumë bukur gjatë spektaklit marrëdhënien e tij me Jonën dhe t’ia përflasë gjatë momentin e nominimit, duke i thënë se Arditi iu kundërvu Jonës dhe se e nxiti Katerinën dhe e mësoi se si ta sulmonte. “Për ty përdori shumë mirë pjesën e Jonës, për mua të Enkelejdit”, shprehet Meridiani. Ai thotë se Valeri nuk është i drejtpërdrejtë, por përfshin edhe banorë të tjerë si Jona e Enkelejdi, për t’i bërë miq e për t’i sulmuar të tjerët në këtë mënyrë. “Ai mund të ma thoshte hapur që më ka inat, ç’hynte Enkelejdi në këtë mes?”, thotë Meridiani. Meridiani mendon se këtë javë grupi i tyre do të shkatërrohet, pasi do të fillojnë të eliminohen një edhe nga një. Gjithashtu shton se gjatë gjithë javës do të merret me ta, pasi i ka të katërt në shënjestër.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment