Arditi e Juliana: “Kujdes! Të gjithë banorët mundohen të përdorin çdo detaj”

Pothuajse të gjithë banorët grumbullohen në oborr e fillojnë të bisedojnë rreth ngjarjeve të ndodhura gjatë spektaklit. Bashkë me ta ndodhen edhe Arditi e Juliana, të cilët bisedojnë veç të tjerëve, duke komentuar ngjarjet gjatë spektaklit të sotëm. Juliana komenton klipet e shfaqura ku ajo ka qenë protagoniste dhe mendon se është dukur keq momenti ku ajo ka hedhur të gjitha rrobat e Arditit në tokë. Ndërsa ndryshe mendon Ardit, i cili i bën të dikur se ajo në atë moment mund të jetë bërë më e pëlqyeshme për publikun. Ajo gjithashtu jep opiniminin e saj për Enkelejdin, duke u nisur nga nata e sotme, për të cilin thotë se nuk është aspak person negativ, siç mundohen ta tregojnë disa prej banorëve. Arditi e këshillon Julianën që të ketë kujdes në marrëdhënie me të tjerët, pasi të gjithë mundohen të përdorin çdo fjalë e çdo detaj, ashtu siç përdori Valeri momentin kur Arditi i doli kundër Jonës duke përkrahur Katerinën. Edhe Juliana mendon se të gjithë banorët presin që t’i përdorin të tjerët në çdo moment. Ndërkohë, banorët fillojnë të bëjnë shaka e të qeshin me njëri-tjetrin teksa komentojnë surprizën që iu bë me hyrjen e Faraonit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment