Arditi e Juliana, komente për Jonën e Matildën: “Po plasin tani”

Disa nga banorët dalin në ambientin e mbuluar afër pishinës dhe fillojnë të këndojnë këngët në sfond, ndërsa shkëmbejnë herë pas herë ndonjë bisedë me njëri-tjetrin. Ndërsa të tjerët janë ende duke u marrë me punët personale të mëngjesit apo duke ngrënë mëngejsin e përgatitur nga Enkelejdi. Arditi dhe Juliana ndodhen afër njëri-tjetrit, ndërsa Nevila e Mikela bisedojnë për gjëra të përgjithshme mes tyre. Juliana shikon Jonën nga xhami dhe fillon të kërcejë nën tingujt muzikorë, duke u shprehur: “Ah si plasin tani”. Ajo i kthen kurrizin dhe e pyet Arditin nëse vajzat janë duke parë drejt tyre. “Në këtë moment, po. Por sot do t’u bëj zbor”, i thotë Arditi duke qeshur. “Kujt?”, e pyet Juliana për të kuptuar më tepër. “Kujt të më dalë përpara. Por ajo tjetra është impostuar fare, s’i dëgjohet zëri fare”, shprehet Arditi për Matildën. Arditi i kërkon që javën tjetër ta vënë në shënjestër Matildën dhe ta provojnë se si do të sillet. Ndërsa Juliana mendon se ajo kur është në nominim, sillet shumë mirë me ta. “Ajo tjetra po më ha me sy nga brenda, është te divani e po më sheh”, thotë Juliana për Jonën. “Është duke i ikur truri fare asaj tjetrës”, ia plotëson mendimin Arditi. Ndërsa Jona del te dera e dhomës së ndenjes dhe fillon të kërcejë me Visarin, duke kënduar këngët në sfond.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment