Arditi: “Dyshova se do ta hidhje Matildën nga shkallët”; Juliana: “Ajo dridhet kur i afrohem”

Mikela e Meridiani fillojnë të komentojnë banorët e tjerë pas zënkës. Meridiani dyshon se mos banorët janë duke bërë ndonjë lojë dhe sajojnë e provokojnë debate. Ata flasin me nënkuptime, ndërsa thonë se nuk duan të marrin pjesë në debat. “Në kuadër të këtyre, të them se ti je duke bërë lojë me Arditin”, i thotë Mikela duke qeshur dhe të dy e kalojnë diskutimin në shaka, duke u tallur me banorët. Mes Arditi, Julianës e Katerinës vazhdojnë ende komentet për debatin. Juliana thotë se ka vënë re që Matilda dridhet prej saj sa herë që i afrohet, ndërsa Arditi vazhdon t’i thotë se për një moment dyshoi se Juliana do ta godiste e do ta hidhte nga shkallët pasi i ngrit e nervozuar me të. Pak më vonë në dhomën e katit të dytë shkon Visari duke i rënë kapakëve, për të zgjuar banorët që janë ende në gjumë, ndërsa Katerina i thotë: Bubi i vogël, o bubi”, duke e përsëritur disa herë me radhë për ta nervozuar. Visari qesh ndërsa u bie kapakëve e për disa minuta, largohet.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment