Arditi dhe vajzat hakmerren, zhurmë për të zgjuar banorët

Gjatës drekës, kur Arditi dhe vajzat kanë qenë duke fjetur në dhomën e katit të dytë, Jona, Matilda, Visari dhe Valeri kanë kënduar këngë dhe i kanë zgjuar. Pikërisht për këtë grupi i Arditi ka vendosur të hakmerret. Nevila thotë se nuk është dakord për hakmarrjen, por në këtë rast banorët e meritojnë. Para se të bënin lojën e tyre, Arditi i ka kërkuar Meridianit dhe Mikelës, mirëkuptim për zhurmën. Nevila, Lori, Juliana, Arditi dhe Katerina marrin kapakë tenxheresh në kuzhinë dhe shkojnë tek dhoma e gjumit, ku janë banorët duke fjetur. Ata bërtasin me të madhe, duke kënduar dhe duke përplasur tenxheret me sa fuqi kishin. Disa banorë si Jona, Valeri, apo Visari zgjohen përgjumësh por nuk reagojnë. Banorët bëjnë zhurmë për disa minuta dhe ikin sërish në kuzhinë. Lori shkon tek Visari dhe e sqaron se gjithçka ishte lojë, pasi në drekë ata i kanë zgjuar disa herë nga gjumi. Visari thotë se ka ndryshim shumë të madh, midis lojërave që bëhen ditën dhe natën. Ai kërkon të flejë dhe e shtyn Lorin të largohet. Ajo qesh dhe ikën në dhomën e saj. Pasi mblidhen në dhomën e gjumit në katin e dytë, Katerina dhe Juliana bëjnë sërish zhurmë, për të zgjuar banorët. Juliana bërtet me të madhe, kurse Katerina përplas këmbët në dysheme. Valeri dhe Visari reagojnë të bezdisur nga zhurmat. “Çliroje bishën”, thotë Valeri, ndërsa Visari u thotë vajzave të bëjnë atë që dinë më mirë. Katerina vazhdon të bërtasë, ndërsa Visari i thotë: “Do të marrin të bësh zërin e ambulancës, sapo të dalësh nga Big Brother-i të premten”. Arditi u kërkon vajzave të pushojnë dhe më në fund ato nuk bëjnë më zhurmë. Ai këshillon vajzat, duke u thënë se nëse duan të rrinë më gjatë në shtëpi, duhet ta marrin lojën më seriozisht. Më pas banorët vendosin të flenë gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment