Arditi dhe Katerina flasin për banorët; Arditi: Ma shpif si mashkull Valeri

Pas refuzimit të Julianës për të biseduar, Arditi del në oborr dhe nis të flasë me Katerinën. Ajo i rrëfen se është mërzitur shumë me reagimin e Julianës, Nevilës dhe Lorit, duke i shpjeguar se ato nuk i kanë qëndruar afër dhe se nuk e kuptojnë kur ajo flet. Arditi e pyet nëse ka ndonjë gjë konkrete që e shqetëson. Ajo i tregon se ishte mërzitur me Nevilën gjatë vendosjes së pllakave. Ajo e kishte akuzuar se kishte vendosur një pllakë keq, ndërkohë që ajo mendonte se e kishte mirë. Arditi i sugjeron të mos zihet me Nevilën, por të shikojë të tjerët. Të tjerët janë duke më tallur, siç bëra unë mbrëmë - shprehet ajo. Arditi e qetëson se askush nuk po tallet me të. Ata ndryshojnë temë, duke nisur të flasin për Valerin dhe lojën e tij. Ma shpif si mashkull Valeri - shprehet Arditi, duke saktësuar se i është shpifur si mashkull, jo si person. Katerina mundohet të kuptojë në çfarë konteksti e kishte, duke e pyetur. Arditi përsërit, se nuk e pëlqen atë si mashkull. Lori afrohet drejt tyre, duke puthur Arditin në faqe dhe largohet. Kjo gjë bën që ata të ndërrojnë temë, duke nisur të flasin për Lorin dhe Visarin. Arditi shprehet se Visari ka rënë në dashuri me Lorin dhe kjo e ka dobësuar lojën e tij, por Katerina nuk ndan të njëjtin mendim për Visarin dhe i shpjegon se Lori nuk ka lidhje me këtë. Ajo e kthen vëmendjen tek Meridiani dhe strategjia e tij duke përdorur kuzhinën, duke theksuar se ai nuk bën asgjë tjetër, veç saj. Ata vazhdojnë të komentojnë të gjithë banorët, në lidhje me debatet që kanë pasur me ta, duke folur edhe për Mikelën, që ditët e fundit po mundohet të bëhet pjesë e debateve me ngulm. Gjate bisedës, ata përmendin sërish debatin me ‘pastës së dhëmbëve’ duke shprehur edhe një herë mendimin e tyre, si kërkesë për vëmendje nga ana e Valerit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment