Zgjimi;- Viola: Matilda është e mirë, po rri me Jonën,- Enkelejdi: Fatjoni është mistrec, por pozitiv

Enkelejdi dhe Donaldi qëndrojnë zgjuar që pas realizimit të provës, ndërsa pjesa tjetër e banorëve flenë. Ora kalon dhe tashmë Vëllai i Madh vendos muzikë në sfond. Kështu banorët fillojnë të zgjohen njëri-pas tjetrit dhe pasi përfundojnë punët e tyre personale, dalin në oborr dhe nisin nga bisedat e para. Violeta është një ndër banorët që zgjohet më shpejt se të tjerët. Ajo del në oborr dhe fillon të bisedojë me Enkelejdin. Ajo i tregon atij për hedhjen në pishinë të Matildës, Nevilës dhe Katerinës, si një moment të bukur në shtëpi. Enkeledi i thotë se Matilda është shumë e lezetshme dhe ka një mënyrë të foluri shumë të veçantë. “Po, Matilda është shumë e ëmbël” thotë Violeta. Më pas Violeta thotë se i pëlqen shoqëria me Matildën dhe i tregon Enkelejdit se pati një lloj afrimiteti me Matildën në ditët e para në shtëpi, por më pas Matilda po rrinte me Jonën. “Sikur të mos rrinte me Jonën, do ishim shumë të afërta me Matildën” thotë Violeta. “Edhe kur të ngacmon, Matilda të ngacmon bukur” thotë Enkelejdi. Violeta flet edhe për Fatjonin duke thënë se edhe ai i duket njeri i mirë, pavarësisht se në shtëpi kanë të gjithë lojën e tyre. “Fatjoni është një çikë mistrec se të ngacmon...” thotë Enkelejdi por Violeta ia pret fjalën duke i thënë “po, por Fatjoni të ngacmon vetëm për lojëra, por jashtë mund të jetë shumë ndryshe”. Violeta thotë “Fatjoni është pozitiv” dhe Enkelejdi i thotë “absolutisht po, edhe atë që thashë e thashë në kontekstin e shakasë, është e vërtetë që Fatjoni është pozitiv si njëri”. Më pas ata ndryshojnë temën e bisedës dhe fillojnë të flasin për palestrën dhe mundësinë që kanë aty brenda për t’u stërvitur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment