Zënka mes Jonës e Fatjonit pas pyetjes: “A do të martoheshit me një djalë nga fshati?”

Arbana i fton të gjithë banorët të ndjekin një klip me diskutimin që kanë bërë banorët me temë “Pse paragjykohen njerëzit nga fshati”. Si pasojë e këtij diskutimi, ka filluar një zënkë mes Jonës dhe Fatjonit, i cili duket se e ka marrë personale paragjykimin që bëhet nga banorët e qytetit ndaj atyre të fshatit. Fatjoni i ka pyetur vajzat nëse do të martoheshin me një djalë nga fshati dhe kjo ka qenë arsyeja e debatit mes tyre, pasi Jona ka menduar se ai po e provokonte. Jona thotë se ai e ka marrë përgjigjen dhe se ajo mund të martohej me një banor nga fshati, por kurrsesi nuk mund të jetonte në fshat. Ndërsa Arbana e pyet Donaldin nëse në ndonjë moment është ndier i paragjykuar. Ai thotë se nuk është ndier nga asnjëri prej tyre i paragjykuar, por i ka bërë përshtypje refuzimi i jetesës në fshat nga vajzat e shtëpisë. Ai përmend anët pozitive të jetës në fshat, ndërsa thotë se jetën e tij e mendon mes fshatit dhe qytetit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment