Xhelozia e Matildës kundrejt burrit të saj, Fatjonit


Duket se bashkëjetesa për dy nga banorët tanë nuk ka qenë edhe aq e thjeshtë. Ata janë përballur me situata të ndryshme, të cilat nuk ia kanë bërë edhe aq të lehtë qëndrimin në shtëpi. Vështirësia më e madhe ka qenë për Matilden. Siç e dimë, Fatjoni gjatë gjithë kësaj jave ka krijuar një afrimitet me Julianën, gjë që Matildën e ka bërë të xhelozojë herë pas herë edhe pse pa vëmendjen e banorëve të tjerë. Asaj i është dashur të bëhet e fortë dhe të kapërcejë këto momente, në mënyrë që banorët të mos kuptonin asgjë për çiftin me të cilin kanë bashkëjetuar gjatë kësaj jave. Matilda nuk ngurron t’ia shprehë atij xhelozinë herë pas here, edhe në prezencë të banorëve të tjerë, por asnjëri prej tyre nuk ka krijuar as më të voglin dyshim për ta. Ndërsa Fatjoni gjatë gjithë kohës është munduar që ta qetësojë bashkëshorten e tij, duke ia theksuar se sjellja e tij dhe afrimiteti me Julianën janë vetëm për efekt të lojës që është duke bërë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment