Visari dhe Katerina flasin për banorët; Visari: Unë nuk kam ardhur këtu për lidhje

Visari flet me Katerinën në lidhje me afrimitetin e tij me Julianën. Ai i tregon se u lidh me të më shumë se me banorët e tjerë që në fillim, për shkak të lojës me princin. Ajo gjë, bëri që të kishte më shumë komunikim me të se me banorët e tjerë, por jo për faktin se ai është fiksuar pas saj. Unë nuk kam ardhur këtu për lidhje - shton ai. Ajo e pyet në lidhje me spektaklin e një natë më parë dhe se cilin kishte në mëndje për të dalë mbrëmë. Ai i thotë se në fillim, mendonte se do të ishte Jona ajo që do dilte, por më pas ishte i bindur që do dilte Rigelsi, pasi pavarësisht pëlqimit të tij personal, Rigelsi jepte mesazh të gabuar tek publiku: Urrejtje dhe racizëm. Prej kësaj, ai u bind se do të ishte ai, banori që do të linte shtëpinë mbrëmë. Pas kësaj, ata flasin për konfliktet e përsëritura në shtëpi, për shkak të bukës dhe cigareve. Ata gjykuan një zëri, se për të dyja rastet, është e turpshme të krijosh debate mes banorëve për gjëra të tilla. Ata vazhojnë bisedën duke komentuar edhe banorë të tjerë, në lidhje me mënyrën e tyre të sjelljes apo për lojën që kanë zgjedhur të bëjnë. Në bisedë bashkohet edhe Valeri, duke vazhduar në të njëjtën linjë bisedën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment