Violeta: Jam më mirë pa cigare

Vajzat këtë javë kanë qenë të penalizuara. Ato kanë humbur lojën e vezëve, përballë djemve dhe Vëllai i Madh i dënoi duke i ndaluar që për një javë, të pinë cigare. Fillimisht vajzat janë mërzitur dhe madje shpesh kanë debatuar me pjesën tjetër të banorëve, por tashmë dënimit të tyre po i vjen fundi dhe vajzat duket se janë mësuar me mungesën e cigareve. Këtë gjë e pohojnë Violeta dhe Esida. Dy vajzat, Violeta dhe Esida ndodhen jashtë duke marrë rreze dielli dhe gjatë kësaj kohe bisedojnë. Violeta thotë se tashmë është mësuar me mungesën e cigareve dhe madje është e kënaqur sepse po ha shumë ushqim dhe kjo do ta ndihmojë që të shtojë pak në peshë. “Jam më mirë pa cigare” thotë Violeta dhe më pas shton se ajo do të pijë përsëri cigare, por nuk e bezdis fakti se nuk ka cigare. Ajo hedh idenë se do të ishte shumë mirë nëse banorët do të porosisnin më pak cigare dhe më shumë ushqime. Ndryshe nga Violeta, Nevila thotë se e ka ndjerë shumë mungesën e cigareve dhe se mezi po pret që të përfundojnë dënimin. Aty ndodhet edhe Juliana e Meridiani i cili ndryshon temën e bisedës duke bërë shaka me Valerin. Valeri ka përfunduar dënimin, por ende u flet me gjeste banorëve dhe Meridiani e tall duke bërë që vajzat të qeshin me të.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment