Violeta dhe Esida, plan loje për banorët

Pasi Violeta i mbaron masazhin Arditit, shkon në dhomën e gjumit dhe bisedon me Esidën. Ato planifikojnë t’u bëjnë një lojë banorëve, duke thënë se asnjë nuk e pret që ato të dyja të bashkëpunojnë. Esida thotë që nuk duhet t’i tregojmë askujt, pasi asnjë banor nuk mban sekret. Vajzat mendojnë sesi do të sillen me njëra-tjetrën. Esida thotë që të zihen tërë kohës, ndërsa Viola mendon se ashtu do të bien shumë në sy. Ajo i kërkon Violës, që të jenë të sinqerta me njëra-tjetrën dhe të tregojnë nëse ndonjë banor flet keq për to. Sipas vajzave, nëse ato bëjnë këtë lojë, do të dalë në pah çifti që njihen vërtet jashtë shtëpisë së Big Brother-it. Vajzat flasin për Jonën, pasi të dyja nuk e pëlqejnë atë. Esida shprehet se Jona bërtet shumë dhe kujton se të gjitha bërtasin ashtu. Ato shprehen se Jona është shumë kurioze të di çdo gjë në shtëpi. Esida thotë që vajzat çuditen si ato të dyja rrinë bashkë, duke ditur që Viola është puthur me Eraldin. Më pas ato flasin për Eraldin. Viola justifikohet tek Esida për puthjen me partnerin e saj dhe i kërkon të mos mërzitet. Ndërsa Esida shprehet se nuk e ka pyetur Eraldin për arsyen që është puthur me Violën, duke pranuar se më shumë është mërzitur për faktin, se çfarë do mendojë familja e saj në lidhje me raportin e saj me Eraldin. Viola dhe Esida janë të mendimit se pëlqejnë vajza që janë me karakter të fortë dhe që t’i thonë gjërat në sy, jo siç ndodh në shtëpi, që flasin tërë kohës prapa krahëve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment