Viola, Zhakut: “Unë njihem me Meridianin, mos i trego askujt”

Viola e Zhaku vazhdojnë të flasin me njëri-tjetrin, duke kaluar nga njëra temë bisede tek tjetra. Ndërsa janë duke folur për veten, Zhaku i tregon rreth mendimit që ka arritur të krijoj për Violën, teksa i tregon se e shikon si një banore e fortë dhe i jep kurajë teksa i thotë të mos ketë frikë se do të eliminohet ajo, pasi ka shumë banorë të cilët meritojnë të dalin. Ndërkohë, Viola merr guximin dhe i tregon se ajo dhe Meridiani njihen nga jashtë, por ai nuk duhet ta diskutojë këtë gjë me asnjërin prej banorëve. Ajo mendon se në shtëpi ka banorë të tjerë të cilët njihen, veç tyre, por gjithsesi i kërkon që ai të mos e diskutojë me asnjë tjetër këtë gjë. Më pas ajo vazhdon të flasë sërish për dyshimet që ka rreth Meridianit dhe lojës që po mundohet të bëjë ai me Esidën, ndërsa i kërkon edhe Zhakut që të jetë i vëmendshëm. Viola mendon se publiku jashtë është duke i gjykuar të gjitha ngjarjet dhe ka besim vetëm tek publiku. “Ata janë duke bërë biseda që tani se kush do të jetë në finale”, thotë Viola duke qeshur, ndërsa vazhdon se banorët nuk mund të dinë asgjë për ecurinë e lojës. Më pas Viola flet për disa nga banorët, të cilët dyshojnë tek inteligjenca e saj. Ajo thotë se arrin t’i kuptojë shumë mirë të gjitha situatat, por fakti që nuk shprehet dot shumë qartë, bën që të tjerët të dyshojnë për të. Afër tyre pak më vonë shkon Donaldi dhe të tre flasin për pagjumësinë gjatë këtyre ditëve si edhe për ndryshimin e regjimit pas hyrjes në shtëpi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment