Viola zgjohet me dhimbje koke; Mikela merret me punë edhe në 8 Mars


Në shtëpinë e Big Brother ka kohë që tashmë janë ndezur dritat dhe ka startuar muzika, por vetëm tani banorët fillojnë të zgjohen, pas Enkelejdit dhe Valerit, të cilët ndodhen në oborr nën rrezet e diellit, duke kënduar muzikën në sfond dhe duke kërcyer herë pas here në ambientin afër pishinës. Në fillim zgjohet Mikela dhe fill pas saj, Viola. Ajo ankohet se është zgjuar me dhimbje koke për shkak të një gjumi jo të qetë që ka bërë gjatë natës së mbrëmshme dhe orëve të pamjaftueshme të gjumit. Viola qëndron në oborr bashkë me djemtë, duke folur për emocionet që ka përjetuar gjatë natës së mbrëmshme dhe sidomos gjatë surprizës që u kanë bërë djemtë më rastin e 8 Marsit. Por ndërsa tregon emocionet, Viola vazhdon të ankohet për lodhjen që ka ndier nga nata e mbrëmshme, ndërsa thotë se nuk e ka marrë veten ende. Ndërsa Mikela shkon në kuzhinë dhe fillon të merret me larjen e enëve, edhe pse sot është festa e tyre dhe Big Brother i ka urdhëruar që të pushojnë dhe të argëtohen. Valeri sapo e vë re këtë gjë, e ndalon të vazhdojë të merret me punë dhe fillon t’i lajë vetë enët e mbetura. Ndërsa Mikela e ndihmon me sistemimin e tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment