Viola: “Të organizojmë një show”; Valeri: “Më çudit siguria e Meridianit për në finale”

Disa nga banorët vazhdojnë të jenë ende në gjumë, ndërsa të tjerët janë zgjuar e fillojnë të merren me veten, higjienën personale dhe ngrënien e mëngjesit, për të cilin është kujdesur Violeta. Viola fillon një diskutim me Valerin, teksa është duke ngrënë në oborr, nën rrezet e diellit. Ajo propozon që sot të organizojnë një show, ku të marrin pjesë të gjithë. Mendimin e saj e mbështet edhe Valeri e tashmë mbetet që ta diskutojnë edhe me banorët e tjerë. Nevila, e cila zgjohet pak më vonë, shkon në kuzhinë për të ngrënë mëngjesin, ndërsa Viola i tregon për planin e pak minutave më parë, në lidhje me show-n që dëshiron të organizojnë. Më pas Nevila del në oborr për të ngrënë mëngjesin dhe fillon një bisedë me Valerin, duke folur për banorët. Atij i ka bërë përshtypje siguria e Meridianit kur flet për finalen. Valeri tregon se Meridiani gjithmonë shprehet me bindje se do të arrijë të shkojë në finale. “Mënyra se si e reflekton, më habit”, shprehet ai. Ndërsa Nevila fillon mendon, pa dhënë asnjë mendim lidhur me të.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment