Viola surprizon Eraldin: I dhuron një puthje të gjatë pasionante


Viola dhe Eraldi vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtin krevat për minuta të tëra, duke biseduar e duke bërë shaka me njëri-tjetrin, ndërsa pas pak minutash me ta bashkohet edhe Meridiani. Ai largohet shumë shpejt, duke i lënë sërish vetëm dy banorët. Në bisedë e sipër, Eraldi e përkëdhel herë pas herë Violën, e cila thotë se ndihet në siklet nga përkëdheljet e tij dhe prania e kamerave gjatë gjithë kohës. Nuk kalon shumë kohë dhe ndërsa janë duke biseduar, Violeta nuk ia ndan vështrimin atij për disa sekonda me radhë e pas pak i dhuron një puthje të gjatë plot pasion, e cila e shtang Eraldin. Duket se ai nuk e ka pritur që ajo të hedhë hapin e para dhe qëndron i ngrirë pa komentuar dhe pa e vazhduar më tej. Viola shprehet me të dhe thotë se kushtet në të cilat ndodhet, të qenit e mbyllur dhe vetëm, e kanë bërë që të jetë më e afruar me të, por pa përjashtuar tërheqjen për shkak të formave të tij trupore. Më pas i kërkon për disa herë me radhë që të ikin nga dhoma e të bashkohen me banorët e tjerë, por është Eraldi ai i cili i kërkon që të qëndrojnë ende aty. Të dy banorët vazhdojnë të qëndrojnë ende afër njëri-tjetrit, ndërsa banorët e tjerë janë duke bërë biseda të përgjithshme në dhomën e ndenjes.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment