Viola: “Nuk mund të ekzistojë miqësia brenda Big Brother”

Me banorët në oborr bashkohet edhe Viola pak minuta më vonë dhe banorët menjëherë e vendosin në qendër të vëmendjes, duke e pyetur se si ka arritur ta mësojë kaq mirë gjuhën shqipe. Ajo pozicionohet dhe thotë se me vete mban shumë sekrete të cilat nuk do t’ia tregojë gjatë gjithë qëndrimit të tyre në Big Brother. “Kjo do të jetë ndonjë miliardere që ka ardhur kot në Shqipëri”, shprehet Matilda. Ndërsa Viola fillon të qeshe dhe mohon fjalët e saj. Ata i bëjnë pyetje nga më të ndryshmet, ndërsa Viola vazhdon të thotë se nuk i pëlqen të flasë për vete. Ajo tregon vetëm që ka qenë aktore në një film amerikan. “Me pak fjalë, ti je e famshme”, i thotë Fatjoni, ndërsa Viola e mohon dhe thotë se nuk ka luajtur një rol kryesor në atë film. Ajo tregon se ka qenë edhe modele, por për të qenë një aktore filmi, nuk mjafton të jesh e bukur, sipas saj. Më pas ajo flet për karakteret e njerëzve dhe thotë se brenda shtëpisë nuk mund të krijojë miqësi me asnjërin prej tyre. “Ata persona që mendon se i ke më afër, ata të shajnë më shumë”, shprehet ajo, ndërsa thotë se jashtë shtëpisë mund të krijojë shoqëri me shumë prej tyre. Ajo më pas thotë se çdo moment në shtëpinë e Big Brother vlen shumë për të. Ndërsa Fatjoni dhe Matilda flasin me njëri-tjetrin edhe në prezencë të Violës, duke përdorur kode, në lidhje me xhelozinë dhe lojën që janë duke bërë brenda shtëpisë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment