Viola: “Nuk do të bëj më lojë”; Arditi dhe Viola, dyshime për njëri-tjetrin

Biseda mes Violës dhe Arditit vazhdon për disa minuta. Në diskutim e sipër, ajo e pyet se pse Arditi është mërzitur me të që pas spektaklit. Ai e sqaron se nuk është mërzitur aspak me të, por me qejfmbetjen që kanë krijuar vajzat për të, pra Jona dhe Juliana, pas klipit të transmetuar gjatë spektaklit nga Vëllai i Madh lidhur me thashethemet që ata të dy kishin bërë gjatë javës. “Ti më the vetë që të bëjmë lojë me vajzat, ndërsa tani ti ke dalë mirë ndërsa unë keq”, i thotë ajo, duke e fajësuar Arditin. Viola është mërzitur shumë për klipin e transmetuar për ta, ndërsa thotë se nuk do të bëjë më lojë por për aq sa do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi, do të jetë e vërtetë dhe thjesht do që të kalojë mirë me të gjithë. Ajo nuk ka shpresë se do të qëndrojë gjatë në shtëpi. “Nuk të tha njeri që do të dalësh”, ia kthen Arditi, si për ta qetësuar dhe për t’ia larguar ato ide nga mendja. Nuk mbaron me kaq, por Violeta shpreh edhe dyshimet që ka krijuar që nga nata e mbrëmshme, kur Arbana tha se në shtëpinë e Big Brother është një çift i vërtetë. Ajo mendon se Arditi është çift me njërën nga vajzat e shtëpisë. “Më duket se je ti”, ia kthen Arditi, duke krijuar dyshime tek ajo. Ndërkohë, Viola largohet, duke e lënë në dyshime “partnerin” e saj.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment