Viola kërkon të sqarohet me Jonën; Pjesa më e madhe e banorëve, në gjumë

Vetëm disa prej banorëve kanë filluar të zgjohen mëngjesin e sotëm, ndërsa pjesa më e madhe e banorëve vazhdojnë të jenë ende në gjumë, pa u bezdisur aspak nga muzika në sfond. Duket se ndërrimi i orës ka bërë që banorët të vazhdojnë ende regjimin e një dite më parë. Në oborr, në ambientin afër pishinës ndodhet Viola dhe Jona, të cilat rrinë të distancuara nga njëra-tjetra. Viola ngrihet nga shezlongu ku është ulur dhe shkon afër Jonës, duke i kërkuar asaj që të flasin dhe të sqarojnë keqkuptimet që kanë. Viola e fillon diskutimin, duke i bërë të qartë se nuk është aspak xheloze për të dhe për asnjërën nga vajzat brenda shtëpisë. Për t’ia ilustruar më mirë, Viola merr shembull shoqërinë e saj, teksa thotë se gjithmonë mundohet të përshtatet me vajzat e tjera edhe në veshje, në mënyrë që ato të mos ndihen keq. Ndërkohë që vajzat fillojnë të sqarohen me njëra-tjetrën, veç Valerit dhe Enkelejdit, të cilët ndodhen në anën tjetër të oborrit, pjesa tjetër e banorëve vazhdojnë të jenë duke fjetur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment