Viola gatuan për të gjithë; Valeri: “Kam pështjellim mendimesh”

Viola vazhdon të merret me gatimin e mëngjesit për të gjithë banorët, ndërsa kujdeset e i kushton vëmendje çdo detaji, duke ia zbukuruar pjatat e duke ia bërë më këndshme për syrin. Ndërkohë, në oborr ndodhet Eraldi dhe Enkelejdi, të cilët janë duke marrë rreze dhe herë pas here del edhe Valeri, i cili kërcen nën tingujt e muzikës në sfond, për të cilën si çdo mëngjes, është kujdesur Vëllai i Madh. Ai fillon një bisedë me Enkelejdin, të cilit i thotë se ka pështjellim mendimesh dhe se muzika e bën të ndihet edhe më i turbullt, por nuk thotë konkretisht se për çfarë bëhet fjalë. Pak më vonë me banorët në oborr bashkohet edhe Viola, e cila pasi ka mbaruar me përgatitjen e mëngjesit për të gjithë banorët, ulet në oborr dhe shijon mëngjesin e saj.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment