Viola flet për jetën e saj

Viola dhe Lori në oborr, bisedojnë me njëra-tjetrën. Violeta i tregon se bëri paqe me Jonën, pasi ishte e lodhur duke bërë debate dhe duke u ngacmuar me të. Ajo shprehet se tani ndihet më e qetë. Ajo nis të flasë për pritshmërinë për jetën jashtë, duke shtuar se nuk e di se çfarë e pret dhe sa mund të ndryshojë jeta e saj kur të dalë. Viola shprehet se do të donte edhe një herë të kthehej në fillim, pasi ka shumë nostalgji për fillimin e kësaj eksperience. Lori e pyet nëse i mungon i dashuri që kishte jashtë. Viola rrëfen se ajo ‘ka qëndruar me të për 7 vite dhe, të njohësh një njëri për kaq shumë kohë, është e pamundur të mos të mungojë’. Lori është kurioze të dijë nëse ajo e do ende. Viola nis të flasë për karakterin e tij, duke përmendur gjithë cilësitë e tij të mira, mbi të gjitha dhembshurinë e tij si person. Ajo i thotë se ishte një person i dashur, që e donin të gjithë, dhe se i mungojnë shumë bisedat me të. Ajo nis të tregojë historinë e saj dhe se si u njoh me të, duke kujtuar se ata të dy u njohën në Itali, kur ajo punonte si modele. Pas disa kohësh që ishin bashkë, ajo kishte shumë dëshirë të shihte Shqipërinë dhe i kërkoi të vinin këtu. Megjithëse andej kishte një jetë të sajën, mori vendimin të qëndronte në Tiranë. Gjatë kohës që ajo kujtonte vitet ë shkuara, i rrëfen Lorit se kur ishte në Poloni maturante, kishte marrë pjesë në një konkurs për modeling, ku arriti të shkojë në finale dhe mori një ofertë shumë të mirë për të shkuar në Francë, por refuzoi për shkak se atëherë ishte shumë e vogël dhe donte shumë të mbaronte shkollën, pasi për të, asokohe ishte gjëja më e rëndësishme . Vajzat e lenë aty atë bisedë për shkak se Lori po ndjente ftohtë. Violeta shkon në dhomë dhe i jep rrobat e saj dhe më pas i drejtohet sallonit , për të përfunduar tatuazhin me Zhakun.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment