Viola e Jona pajtohen dhe i dhurojnë një përqafim njëra-tjetrës

Diskutimi mes Violës dhe Jonës në oborr vazhdon ende. Ato tentojnë të sqarohen me njëra-tjetrën lidhur me keqkuptimet dhe zënkat e herëpashershme mes tyre. Të dyja vajzat janë të një mendje kur thonë se nuk e dinë ende arsyen se pse nuk po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët, por Jona thotë se vlerëson faktin që Viola gjithmonë ka hedhur hapin e parë dhe i ka shkuar afër për të folur. “Unë kam natyrë paqësore dhe nuk më pëlqen kjo gjendje”, shprehet Viola. Ajo mendon e nuk i ka aspak hije asnjërës që të jetojnë në të njëjtën shtëpi dhe të mos komunikojnë me njëra-tjetrën. Të njëjtin mendim ka edhe Jona. Ajo thotë se është dakord që situata mes tyre të rregullohet pasi nuk e di ende arsyen e zënkave mes tyre. Jona mendon se ato të dyja do të bëhen shumë mikesha kur të dalin nga shtëpia e Big Brother. Viola shprehet duke thënë se arsyeja pse e ka keqkuptuar Jonën ka qenë ngritja e zërit nga ana e saj, ndërsa Jona mendon se Viola e ka keqkuptuar për shkak të mungesës së informacionit të plotë të gjuhës shqipe nga ana e Violës. Ndërsa Viola i kujton thashethemet që Jona ka bërë për të, për të cilat thotë se nuk mund t’i kalonte aq lehtë. Më pas të dyja vajzat vendosin që këtu të marrin fund keqkuptimet dhe zënkat mes tyre, teksa i dhurojnë një përqafim njëra-tjetrës. Në këtë moment me to bashkohet edhe Esida, e cila fillon t’i ngacmojë vajzat e t’i pyesë së iniciativa e kujt ka qenë për t’u pajtuar. “E Violës, e Violës”, ia kthen Jona. Ndërsa pak më vonë, vajzat fillojnë të thurin një plan në lidhje me banorët.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment