Viola e acaruar për zhurmën, Meridiani: “Je bërë si mami”

Banorët nuk flenë gjumë, pasi janë në gatishmëri të lojës “Vigani-Shkurtabiqi”. Esida dhe Meridiani në dhomën e gjumit, këndojnë këngë fëmijësh. Violeta, e cila sapo erdhi nga dhoma tjetër u shtri të flejë, bezdiset nga këngët e tyre dhe u kërkon të pushojnë, duke bërtitur. Meridiani nuk i pëlqen kjo gjë, duke i thënë se ajo sapo erdhi nga dhoma tjetër, ku bëri qejfin e saj dhe tani nuk ka pse kërkon qetësi. Violeta i thotë Meridianit se nuk ka se çfarë t’i duhet atij se çfarë bën ajo, ndërsa vazhdon kritikat ndaj tyre. Ajo i thotë se nuk kanë pse e bëjnë kastile, por nëse nuk kanë gjumë le të dalin jashtë. Meridiani i thotë asaj se është bërë si mami, pasi vjen në dhomë dhe u kërkon të mbajnë qetësi, ndërsa Esida qesh tërë kohës. Violeta i kujton Meridianit se nuk është vetëm në dhomë, ndërsa Meridiani i thotë se ata kanë dy orë që po këndojnë dhe tre banorët e tjerë nuk janë ankuar. Ai akuzon Violën se e ka zgjuar disa herë nga gjumi, ndërsa ajo thotë se nuk është mirë që të flejë gjumë ditën. Meridiani pyet Violetën nëse u bërtiste banorëve tek dhoma e gjumit lart, kur bënin zhurmë, teksa Esida i thotë se ajo kishte frikë të fliste. Violeta nuk e kupton se çfarë i thotë Meridiani, sepse e akuzon që ai komenton se ku fle ajo. Meridiani e sqaron, ndërsa Violeta pranon se edhe kur ka qenë tek dhoma lart, u kërkonte banorëve të pushonin. Më pas Mikela, Esida dhe Meridiani dalin të pinë cigare në oborr. Mikela komenton sjelljen e Violetës, ndërsa Meridiani shprehet se nuk i intereson personat që e kanë vlerën të barabartë me zero. Ai thotë se është shumë i acaruar nga sjellja e Violetës, duke pranuar se do t’i ndonjë ditë, do të flasë fjalë të pahijshme, kundrejt saj.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment