‘Vigani-Shkurtabiqi’

Në shtëpi mbërrin zarfi me lojën që banorët do të luajnë sonte. Zarfi u lexua nga Nevila dhe në të komunikohej se: Ndarja dhe mbledhja e mbeturinave ishte një prove mjaft e rëndësishme, për të cilën banorët kishin përgjegjësi. Sipas konstatimit të Vëllait të Madh, banorët kanë dështuar me atë provë sot, pasi pas sinjalit, asnjëri prej banorëve nuk u ngrit nga gjumi për të derdhur mbeturinat. Për këtë arsye , të gjithë banorët do t’i nënshtrohen vullnetit të Vëllait të Madh me lojën ‘Vigani-Shkurtabiqi’. Sa herë në shtëpi do të dëgjohet fjala ‘vigani’, ata që janë ulur do të ngrihen në këmbë dhe sa herë do të dëgjohet fjala ‘shkurtabiqi’ , të gjithë do të ulen, kudo që të ndodhen dhe çfarëdo që janë duke bërë. Tre banorët e parë që do të eliminohen nga loja, do të duhet të ngrihen për tre ditët në vijim, të tre bashkë, për të realizuar provën e koshave. Ata gjithashtu, do t'iu shërbejnë darkën, për tre ditë rresht, banorëve fitues. Vetëm pasi në lojë do të mbetën katër banorët e fundit, do të njoftohen se cilët janë këta banorë. Fillimi dhe mbarimi i lojës do të njoftohet me rënien e gongut. Pas sinjalit të parë, ata nisin lojën...
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment