Valeri:Familjen, Djalin, Nusen, i kam të shenjtë, Jam i mbushur me dashuri


Valeri i thotë Esterinës se nëse do ajo mund ta pyesë për jetën e tij dhe Esterina i thotë se për të di vetëm që është i martuar, ka një djalë dhe se është mjek, por ai mund t’i tregojë asaj çfarë të dojë. Kështu ai fillon që flasë për jetën dhe familjen më me detaje. Valeri rrëfen se ka qenë prezantues dhe ka punuar në një televizion lokal dhe kjo gjë e ka bërë që të përmirësojë të folurën. Banorët brenda shtëpisë kanë pasur reagime paragjykuese në lidhje me të folurën e tij dhe kjo ka bërë që ai të luajë me këtë pjesë. “Kam parë reagimet e kundërta të këtyre dhe kam luajtur gjatë gjithë javës me këtë pjesë dhe jam kënaqur shumë” thotë Valeri dhe më pas tregon se si ka fituar të drejtën për të studiuar për mjekësi. Valeri flet për familjen e tij duke thënë se është fëmija i vetëm në familje dhe se tashmë ka një djalë dhe është i martuar. Të gjitha këto e bëjnë të jetë i lumtur dhe për këtë shprehet “zemrën e kam të mbushur me dashuri sepse jam i rrethuar nga njerëz që më falin shumë dashuri” thotë Valeri duke iu referuar familjes së tij. Ai tregon se si ka njohur bashkëshorten duke thënë se është një njeri që e vlerëson shumë dhe se ka një marrëdhënie shumë të mirë më të. “Sado të kisha kërkuar, nuk do të kisha takuar një më të mirë se atë” thotë Valeri për bashkëshorten dhe më pas shton “nuk gaboj asnjëherë për zgjedhje të mëdha”. “Për mua Dali, Nusja dhe Familja, dashuria, janë të shenjta” thotë Valeri
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment