Valeri: “Të vishemi si femra”; Lojë për Zhakun: “Zhaku, deputet”

Ndërkohë që pjesa më e madhe e banorëve ndodhet në oborr duke shkëmbyer biseda të përgjithshme me njëri-tjetrit, Valeri dhe Esida ndodhen në dhomën e gjumit. Ata, pas kërcimeve me njëri-tjetrin, shtrihen në njërin nga krevatet dhe dëgjojnë muzikën në sfond, duke shkëmbyer ndonjë bisedë herë pas here. Valeri hedh një ide që ai, Meridiani e Visari të vishen si femra gjatë ditës së sotme, me fustan. Ndërsa Esida e shikon në sy nëse e ka seriozisht dhe nuk bën asnjë koment teksa shikon se ai e mendon shumë seriozisht këtë plan. “Lëri ata të tjerët që bëjnë si maço, por s’dihet se çfarë janë”, thotë Valeri për djemtë e tjerë të shtëpisë. Esida, Meridiani e Valeri, gjatë bisedave e thashethemeve që kanë bërë deri në orët e para të mëngjesit, kanë bërë plan që gjatë një spektakli që do të organizojnë sot, Zhakun ta thërrasin “deputet”. Ata dalin në oborr, ku janë pjesa tjetër e banorëve dhe bërtasin me zë të lartë: “Zhaku, deputet”, duke përplasur duart. Ndërsa Zhaku u thotë që të kërkojnë çfarë të duan se do t’ia plotësojë në moment, duke vazhduar kështu, lojën e tyre. E kështu, banorët bëjnë shaka për disa minuta me njëri-tjetrin, ndërsa të tjerët qeshin teksa i dëgjojnë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment