Valeri më në fund flet;- Banorët hanë drekë

Valeri u dënua që dje nuk do të fliste fare sepse rrezikoi talk-show-n e Mikelës. Dënimi i tij do të përfundonte sot, pasi Valeri të realizonte provën e koshave ekologjik. Megjithatë ka kaluar mesdita, po Valeri vazhdon të lëvizë nëpër shtëpi, pa folur fare. Ai komunikon me banorët nëpërmjet gjesteve duke bërë që ata të qeshin me të, por edhe të hamendësojnë se mos ndoshta Valeri ka marrë dënim për të mos folur edhe gjatë ditës së sotme. Valeri flet dhe banorët qeshin. Ai u shpjegon banorëve se dënimi i tij ka përfunduar që pas gongut të provës së plehrave, por ai vendosi vetë që ta zgjaste dënimin e tij. Valeri u thotë banorëve se ai nuk foli që atëherë, por arsyen do t’ua thotë në një tjetër moment. Esida i thotë se ajo nuk e beson ketë gjë, por dyshon se Valeri ka qenë i dënuar deri tani. Më pas Valeri u thotë banorëve “ ju mori malli që të shikonit të flisja?, megjithatë unë tani e tutje do të flas aq shumë sa do t’jua nxjerr edhe ato pak mend që keni”. Banorët qeshin ndërsa Meridiani i thotë “ti më shumë po na i nxirrje mend me heshtjen tënde, po na vrisje pak nga pak”. Valeri premton se që nga ky moment do të flasë aq shumë sa banorët ka për t’i marrë malli për dënimin e tij. Ekelejdi dhe Matilda kanë përgatitur drekën dhe ftojnë banorët që të mblidhen për të ngrënë. Kështu të gjithë banorët shkojnë të hanë drekë dhe gjatë kësaj kohe shkëmbejnë biseda të ndryshme mes tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment