Valeri i prish emisionin Mikelës, banorët acarohen

Banorët mblidhen në dhomën e ndenjies, Mikela, e cila do jetë moderatorja nis emisionin “Big Story”. Katër opinionistët, Nevila, Valeri, Violeta dhe Fatjoni diskutojnë për 3 tema: 1. Cili është ekipi më i famshëm në historinë e klubeve të futbollit; 2. Çfarë dimë për mikrobet?; 3. Më mirë të dish apo të kesh?. Banorët e tjerë bëjnë rolin e publikut, apo gazetarit duke bërë herë pas herë pyetje të ndryshe katër opinionistëve tanë. Valeri, është opinionisti që spikat në emision, pas flet shumë dhe tërë kohës, duke mos u lënë radhë banorëve të tjerë të flasin. Ai përpiqet të vërë në lojë Mikelën, duke mos e marr shumë seriozisht emisionin e saj. Herë pas herë, Valeri e ngacmon me fjalë, duke i thënë që ajo nuk është moderator e mirë, pasi nuk po e drejton ashtu siç duhet emisionin. Ndërsa Mikela i kërkon atij, që mos ta provokojë. Emisioni vazhdon gjatë dhe Valeri përsëri flet tërë kohës. Kjo sjellje e tij fillon të acarojë disa banorë si Meridiani, Eraldi apo Esida, ndërsa banorë të tjerë, si Arditi, Juliana, Jona e kuptojnë lojën e tij dhe qeshin me batutat që thotë. Në një moment Esida i çon Valerit ujë, ai ia kthen gotën, duke i lagur mikrofonin. Mikela e humb shumë shpejt durimin dhe fillon t’i bërtasë Valerit, por ai nuk pushon, duke treguar që pikërisht atë do të arrijë, daljen nga kontrolli të Mikelës. Por ajo nuk është e vetmja, Eraldi, Esida, Meridiani, madje edhe Matilda i kërkojnë herë pas herë Valerit të pushojë, pasi u bë shumë i lodhshëm. Ai vazhdon të flasë derisa bie gongu, që tregon mbarimin e emisionit. Banorët gëzohen që mbaroi “Big Story”, që fatkeqësisht prej shakave të Valerit nuk rezultoi një emision me sukses për publikun. Menjëherë pasi mbaron emisionin, Valeri e diskuton shakanë e tij me Arditin, Julianën, Jonën dhe Nevilën në oborr. Arditi e komplimenton për lojën e tij, duke i thënë se ka humbur peshë aq shumë ka qeshur. Banorët qeshin dhe kujtojnë batutat e Valerit gjatë emisionit. Valeri nuk pranon që ia ka prishur emisionin Mikelës, duke thënë se ia ka zbukuruar dhe nëse duan le t’ia lajnë hakun kur të jetë ai moderator. Megjithatë Valerit i vjen keq për Mikelën dhe shprehet se lojën ia bëri Meridianit dhe Eraldit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment