Valeri: “Eraldi është vegël”, Arditi: “Esida hyri fuqishëm, ka rënë tani”

Jona, Valeri dhe Arditi ndodhen në dhomën e gjumit. Ata flasin për Meridianin, Eraldin dhe Mikelën. Valeri shprehet se dyshon që çifti të cilët njihen jashtë janë Meridiani dhe Mikela. Ai tregon se Meridiani gënjen për shumë muhabete dhe sillet sikur e ka të sigurtë finalen. Arditi tregon se Meridiani i ka thënë që do surprizoheni dhe do zhgënjeheni shumë, kur të merrni vesh kush është çifti në shtëpi. Banorët qeshin dhe vazhdojnë të bëjnë thashetheme. Valeri thotë që grupi i Meridianit janë bërë si “matufa”, pasi rrinë çdo natë duke folur për banorët e tjerë, ndërsa Arditi shprehet se ata bëjnë plane sesi do sillen. Jona tregon që ata kanë tallur Esterinën, për gurabijet “Big Brother” që gatoi ajo. Valeri vazhdon të flasë për Meridianin dhe thotë që ai flet në një mënyrë shumë imponuese, në mënyrë që të ulë banorët e tjerë. Më pas ata flasin për banorin që del të premten nga shtëpia. Jona mendon se rrezikon shumë Fajtoni dhe Enkelejdi, ndërsa Valeri dhe Arditi shprehen se rrezikon Eraldi. Valeri thotë që Eraldi ka shumë frikë dhe pasiguri, kurse Arditi thotë që është bërë i urtë. Valeri shprehet se Eraldi nuk është djalë i keq, por fryhet nga të tjerët dhe kthehet në lodër. Jona tregon që Eraldi i ka kërkuar të pajtohen, pasi debatuan dje. Arditi flet për Esidën dhe thotë që u fut fuqishëm në lojë, por ka rënë shumë. Valeri tregon se ka këshilluar Esidën për lojën, në momentin që Meridiani dhe Eraldi e shanin. Ndërkohë që në dhomën tjetër të gjumit, Esida, Eraldi dhe Meridiani bëjnë thashetheme pikërisht për Valerin. Meridiani thotë që ai lojën e bëri pa dashje, por doli mirë. Ndërsa Eraldi thotë që ai tregoi injorancën e tij. Ata bëjnë plane që kur të sulmojnë një banor, të sulmojnë bashkë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment