Urime për 8 Marsin; Një zënkë fillon mes Enkelejdit dhe Jonës

Ende disa nga banorët janë duke fjetur, ndërsa disa të tjerë fillojnë të zgjohen. Matilda dhe Jona pasi zgjohen, fillojnë të merren me higjienën personale dhe punët rutinë të mëngjesit. Teksa del në oborr, Jona e uron me zë të lartë të ëmën për festën e 8 Marsit. Aty ndodhet edhe Enkelejdi, i cili uron të gjitha nënat në botë. “Përshëndetje për të gjitha mamatë e botës që lindin engjëj”, thotë ai me zë të lartë, ndërsa puth dhe uron edhe Jonën. Të dy kërcejnë për disa minuta nën tingujt e muzikës në sfond. Një edhe nga një, banorët grumbullohen në ambientin afër pishinës, ndërsa i vetmi që zhytet herë pas here dhe shijon ujin e ngrohtë, është Enkelejdi. Ndërkohë që janë duke kërcyer, një zënkë fillon mes Jonës dhe Enkelejdit. Joana i kujton atij se kishte pirë mbrëmë dhe nuk ia vuri re një veprim të pahijshëm kundrejt saj, por Enkelejdi i thotë se ai veprim ishte si pasojë e një gjesti të saj kundrejt tij, i cili nuk i ka pëlqyer aspak. “Mos e zgjat më këtë muhabet”, i thotë Enkelejdi, pa dashur të debatojë. Ndërsa Jona nuk e merr me sportivitet, por e nervozuar largohet, duke i thënë: “Unë po e zgjas, se po e zgjat ti, idiot”. Enkelejdi qesh dhe e lë me kaq diskutimin. Ndërkohë, banorët e tjerë, të cilët janë të pranishëm në debatin mes tyre, nuk reagojnë aspak.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment