Tri vajzat jo në çift zgjedhin të preferuarin


Arbana sqaron publikun për Provën Javore të mbeturinave si edhe për marrëdhënien e partneritetit mes banorëve, të ndarë në çifte, që nga dita e parë e hyrjes së tyre në Big Brother. Në klip shfaqet komunikimi mes tyre në situata të ndryshme, si edhe afrimiteti që janë munduar të krijojnë, duke u munduar të përmbushin detyrën e dhënë. Ata janë munduar gjatë gjithë kohës që të kujdesen për njëri-tjetrit, duke u sjellë si çifte të vërtetë. Por jo vetëm kaq, banorët tanë nuk kanë kaluar vetëm momente të bukura mes tyre, pasi vëmë re edhe zënka dhe keqkuptime mes çifteve për arsye nga më të ndryshmet. Klipi i transmetuar shkakton edhe të qeshura tek publiku në studio. Ndërkohë, Arbana fton në dhomën e rrëfimit tri vajzat jo në çift: Ardijanën, Julianën dhe Esidën. Për sa i përket misionit, Esida shprehet duke thënë se ky mision i është dukur shumë i thjeshtë, pasi sipas saj, kanë pasur në dorë për t’i hapur probleme të gjitha çifteve. Për Julianën dhe Ardijanën nuk rezulton kështu, pasi sipas tyre ka qenë një mision i vështirë. “Cilin nga djemtë mendoni se keni bërë për vete”, pyet Arbana vajzat. Juliana thotë se ka më shumë simpati për Fatjonin. Esida zgjedh Eraldin, ndërsa Ardijana, Valerin. Arbana e pyet veçanërisht Esidën për marrëdhënien e saj me Eraldin dhe ajo tregon se ka fjetur dy net me Eraldin, por thotë se nuk i pëlqen aspak ai. Juliana shprehet në lidhje me Fatjonin duke thënë: “Kam simpati, por ai bëhet acarues, megjithëse kjo e bën interesant. Pas kësaj bisede, Arbana ndahet me vajzat.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment