Thashetheme; Viola: “Esida e Meridiani po thurin plan kundër meje”

Ndërkohë që pjesa më e madhe e banorëve janë ende duke fjetur në dhomat e gjumit, mes Violës e Zhakut, edhe pse të sapo zgjuar, fillojnë bisedat dhe thashethemet e para për banorët. Zhaku tregon se Valeri e ka pyetur gjatë ditës së djeshme se sa kohë ka që e njeh Violën. Ai tregon se i ka thënë që ka shumë kohë që njihet me Violën, por njëkohësit, ka bërë sikur është penduar për përgjigjen që i ka dhënë, duke i qëndruar strikt lojës që Zhaku bashkë më Violën kanë vendosur të bëjnë. Ata kanë bërë një plan që të shtiren tek banorët sikur janë dy banorët e tjerë që njihen brenda shtëpisë. Ndërsa Viola i tregon rreth debatit që ka pasur me Meridianin gjatë natës. Zhaku, kurioz, e pyet se si ka filluar debati mes tyre, ndërsa Viola nuk kërkon t’i japë shpjegime rreth shkakut të debatit, por thotë se pasi ka përfunduar debatin me Meridianin, ai bashkë me Esidën kanë filluar të bëjnë thashetheme për të. Ajo mendon se Esida e shikon ende si “vajzën që i mori të dashurin” pas puthjes së Violës me Eraldin. Viola mendon se Meridiani tashmë është bërë palë me Esidën dhe po kërkon që të përfshijë edhe banorë të tjerë në grupin e tyre dhe t’i dalë kundër Violës. Ndërsa Zhaku e bind se ai kurrë s’ka për t’u bërë palë me asnjërin prej banorëve. “Mua kjo s’më intereson shumë, por mjafton që ai të mos bëjë shumë fjalë”, shprehet Viola, ndërsa thotë se do të kërkojë një sqarim me Esidën. “Ndërsa me Meridianin u lodha për Zotin, nuk flas më”, shprehet Viola. Ajo më pas flet për besimin që mund të krijojnë njerëzit mes njëri-tjetrit dhe thotë se nuk ka besim tek askush prej banorëve. “Mund të besoj vetëm tek familja”, shprehet ajo, ndërsa vazhdon ët përsëritë se Meridiani dhe Esida janë duke thurur një plan kundër saj. “Unë mbase ngaqë nuk jam rritur këtu, por nuk kam inat me asnjë njëri”, thotë Viola për veten. Ndërsa Zhaku fillon t’i tregojë për dyshimet që janë duke krijuar banorët për ata të dy.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment