Thashetheme për të nominuarit;- Juliana lan Rigelsin

Meridiani dhe Jona ndodhen në oborr duke marrë rreze dhe gjatë kësaj kohe, bisedojnë me njëri-tjetrin për të nominuarit. Ata të dy ndajnë mendimin se nga djemtë, shohin si më të rrezikuar nga eliminimi, Eraldin dhe Enkelejdin. Të dy ndajnë mendimin se Enkelejdi është banal në fjalor dhe kjo mund ta penalizojë, por nga ana tjetër Eraldi është më i rrezikuar, për shkak të Esterinës. “Ai rrezikohet sepse u komentua si racist” thotë Meridiani dhe më pas shton “po të dojë Esida mund ta shpëtojë duke marrë ajo përgjegjësinë e ofendimit ndaj Esterinës”. Një tjetër banor që komenton të nominuarit është Arditi. Sipas tij më i rrezikuar është Enkelejdi, por mbetet për t’u parë të premten se cili do të dalë nga djemtë e nominuar. Mirëpo gjatë kohës që Nevila dhe Arditi bisedojnë për të nominuarit, përballë tyre Rigelsi dhe Juliana ndodhen në zonën e dusheve. Juliana ndihmon Rigelsin të lahet, por kjo shkakton të qeshura te banorët që i shohin nga përtej xhamit. Rigelsi e ka dorën të fashuar dhe nuk mund të lahet vetë, sepse nuk duhet që të lagë dorën. Juliana e ka ndihmuar atë të lahet. Këtë gjë Juliana e ka bërë edhe dje, por banorët e tjerë kanë qeshur. Rigelsi thotë se ata thjesht janë Xhelos për Julianën dhe faktin që atë po e lan një vajzë e bukur si Xhuli. Ashtu sikurse edhe dje, dushi i Rigelsit shoqërohet me ngacmime dhe të qeshura të shumta nga ana e banorëve të tjerë në shtëpi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment