Thashetheme për banorët

Arditi, Lori dhe Katerina në oborr, flasin për banorët. Arditi shprehet se së fundmi i ka bërë shumë përshtypje afrimiteti i Zhakut me Violën. Katerina i thotë se ata janë grup me njëri-tjetrin, madje ajo edhe e ka pyetur për këtë të fundit Zhakun dhe ai ia ka pohuar. Ata flasin edhe për Visarin, i cili sipas Katerinës është bërë xheloz për Arditin dhe Julianën, pasi ai dyshon se ata të dy janë çift. Ajo duke qeshur i drejtohet Arditit: Bravo të qoftë, që ke dashnore këtu! Nisur nga kjo fjali, ata nisin të qeshin dhe të ironizojnë që sipas fjalëve të banorëve, Arditi i paska të gjitha femrat në shtëpi. Ata shkëmbejnë batuta më njëri-tjetrin lidhur me këtë. Enkelejdi shfaqet në oborr dhe ata nisin të bëjnë thashetheme edhe për atë, duke komentuar çdo lëvizje të tij, për së largu. Gjatë bisedës Arditi e pyet Lorin, përse ishte larguar nga dhoma e gjumit, kur ai ishte duke biseduar me Julianën. Ajo i shpjegon se biseda e tyre po bëhej personale dhe ajo nuk donte të merrte pjesë. Pas kësaj, ajo i tregon për bisedën që kishte bërë me Julianën dhe si ajo i ishte shprehur për xhelozinë ndaj Arditit. Juliana afrohet drejt tyre, duke i detyruar ta ndërpresin bisedën aty.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment