Thashetheme mes Esidës e Julianës


Ndërsa Juliana shkon në dhomën tjetër të gjumit dhe vë në zbatim menjëherë këshillën e Valerit. Ajo shkon afër Esidës dhe e diskuton me të debatin e mëparshëm me Danielën. Ajo i tregon se Daniela ka shpikur për të, duke thënë se ka fjetur me Arditin në një krevat. Esida e mbështet, duke u tallur me fjalët e Danielës e duke thënë se tani duhet të shkojnë të pyesin vajzat se cilës i ka munguar partneri. Ndërsa Esida fillon të flasë për lojën që po mundohet të bëjë ajo vetë dhe për besimin që ka në vetvete, duke thënë se Esterina nuk do arrije kurrë që t’ia prishë planet. Ndërkohë, në dhomën e ndenjes disa nga banorët janë duke biseduar e duke bërë shaka, ndërsa disa të tjerë merren me pastrimin e shtëpisë. Enkelejdi bën shaka e fillon të flasë për Matildën, duke i bërë komplimente asaj e duke thënë se ka “gruan” më të mirë në botë, pasi ia bën të gjitha shërbimet, që te gatimi, pastrimi dhe sjellja shuam e mirë. “Ti ke gruan jashtë, çfarë je duke folur!”, i thotë Matilda e cila është e pranishme aty. Kështu, shakatë mes tyre vazhdojnë për minuta me radhë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment