Tension mes banorëve

Banorët të ndarë në grupe, bisedojnë për debatin që ka përfshirë Jonën, Matildën dhe Julianën. Arditi dhe Nevila flasin në oborr për këtë temë. Ai i tregon asaj se është mjaft i shqetësuar për pozicionin ku e kanë vendosur, Jona dhe Juliana, pasi të dyja i kërkojnë të rrijë ose me njërën ose me tjetrën. Në lidhje me këtë ai i kërkon mendim Nevilës, e cila e këshillon të qetësohet dhe të mos mbajë asnjë anë për një rrëmujë që ë kanë krijuar ato vetë. Nga ana tjetër ,Meridiani i kërkon Matildës t’i presë flokët. Duke qenë të dy vetëm, Matilda nis t’i tregojë për debatet që hap Juliana hera-herës. Meridiani mundohet të mos flasë, pasi nuk do të jetë i përfshirë në këtë debat. Megjithatë, ai justifikon veprimet e Julianës, si shkak i moshës së saj të re. Viola me Julianën po bashkojnë fuqitë, duke thurur plane se si të vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Juliana nis menjëherë nga Eraldi dhe Esida, të cilët i ngacmon në lidhje me raportin e tyre brenda shtëpisë. Ajo i pyet nëse ata të dy janë bashkë, por Esida përgjigjet pa humbur kohë, duke i thënë "as po as jo”. Esida largohet, duke mos dashur të flasë për këtë temë. Juliana vazhdon të ngacmojë Eraldin, duke i drejtuar pyetje direkte se “çfarë ndodh nën jorgan mes tyre”. Eraldi mundohet të mos i përgjigjet konkretisht, duke i lënë hapësirë Julianës të vazhdojë me ngacmimet ,që mesa duket nuk ka ndërmend t’i ndërpresë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment