Televotimi përfundon; Eraldi dhe Meridiani ndalojnë stërvitjen


Tashmë ka përfunduar koha e televotimit dhe me urdhër nga Vëllai i Madh, Arbana ndërpret televotimin. Ndërkohë, lidhet me shtëpinë, ku Eraldi dhe Meridiani janë duke kryer detyrën e dhënë. Meridiani ka filluar me vrapin, sipas kushteve të vendosura nga Eraldi, i cili është në rolin e instruktorit të tij. Arbana i pyet herë pas here se si po shkon stërvitja dhe se sa metra ka arritur të eci deri në atë moment, ndërkohë që djemtë i japin të dhënat e momentit. Djemtë kërkojnë një peshore, për të parë ecurinë e peshës në ditët në vazhdim. Ndërkohë që Arbana i kërkon që të ndalojë vrapin, pasi është duke ardhur zarfi me të eliminuarin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment