Të shqetësuar për provën

Banorët janë shpërndarë nëpër grupe, në ambiente të ndryshme të shtëpisë dhe bisedojnë mes tyre. Edhe pse nuk u lejohet banorët flasin për spektaklin dhe nominimet me pëshpërima dhe me shenja për të mos u kuptuar nga pjesa tjetër e banorëve. Ndër të tjera ata shqetësohen për provën e kërcimit të valleve ndërkombëtare. Banorët kanë për të realizuar një provë kërcimi gjatë spektaklit, por edhe pse ka mbetur shumë pak kohë, ata ende nuk i kanë mësuar lëvizjet e duhura. Banorët diskutojnë për radhën e grupeve që do të bëjnë prova. Grupi i parë që nis të ushtrohet është Fatjoni me vallen italiane dhe pas tij vjen grupi i Matildës me vallen greke. Gjatë kohës që ushtrohen për kërcimin , banorët diskutojnë se si mund ta mësojnë më mirë atë sepse mund të ketë edhe ndëshkime, nëse nuk e realizojnë provën apo e neglizhojnë. Gjatë kohës që grupet ushtrohen për vallet, një pjesë e banorëve merren me punët e shtëpisë dhe gatimin e drekës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment