Të nominuarit në tension

Duke qenë një natë përpara spektaklit, të nominuarit e kësaj jave e ndiejnë peshën e nominimit më shumë. Megjithëse kanë diskutuar pothuajse gjatë gjithë javës për nominimet dhe debatet kanë qenë rreth kësaj teme, ata vazhdojnë të flasin për frikën dhe dyshimet që kanë për personat që i kanë nominuar. Esida dhe Meridiani në dhomën e gjumit, flasin për këtë temë. Meridiani me shqetësim dhe lutje shprehet se ka shpresën që të mos dalë këtë javë. Madje, ai shpreh dëshirën që të mos dalë asnjë nga të vjetrit, duke lënë të kuptohet se dëshiron që të dalin të rinjtë në javët në vazhdim. Ata rikujtojnë edhe një herë të gjitha debatet që kanë bërë ditën e sotme, duke komentuar çdo fjalë dhe veprim të banorëve. Një nga veprimet që Esidës i ka lënë shijë të keqe, duket se është mbrojta që i bëri Arditi Katerinës, gjatë kohës që ajo debatonte me Meridianin . Ky i fundit tërhiqet nda diskutimi, duke i thënë Esidës se nuk i interesojnë fare ata dhe i premton se do të bëjë gjithçka, që mos të dalë këtë javë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment