Të gjithë qortojnë Rigelsin; Ai: “Kjo situatë nuk do të përsëritet më”

Diskutimi për zënkën mes Enkelejdit dhe Rigelsit vazhdon ende, ndërsa banorët e tjerë fillojnë të komentojnë situatën e të japin mendimin e tyre. Jona mendon se Rigelsi nuk i duron dot sjelljet “homoseksuale” dhe i tillë i është dukur afrimi i Enkelejdit. Të njëjtin mendim ka edhe Valeri, i cili thotë se Rigelsi është njeri me komplekse. Ndërsa Rigelsi nuk e pranon këtë fakt, por thotë se afrimi i Enkelejdit nuk i ka pëlqyer. Enkelejdi ndërhyn në diskutim e thotë se gjithçka ishte një lojë. Meridiani jep mendimin e tij dhe thotë se ishte gabimi i të dyve për situatën e krijuar dhe se Rigelsi nuk e kupton momentin kur vë në punë forcën kundrejt të tjerëve. “Ti ke hyrë për të ndryshuar në Big Brother, por ndonjëherë ke treguar të kundërtën”, i thotë Arbana, ndërsa Rigelsi mendon se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se ai nuk reagon ashpër pa arsye. Edhe banorët e tjerë japin mendimin e tyre, ndërsa thonë se gjithçka filloi si lojë, por përfundoi në sherr mes të dyve. Opinionisti e qorton Rigelsin dhe e këshillon që të mos jetë më kaq shumë impulsiv. “Kush sundon veten, sundon botën”, e këshillon Armandi. Rigelsi tregon se një situatë si kjo nuk do të ndodhë më.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment