Talk-show, “Big Story”

Banorët duke filluar nga sonte do të zhvillojnë shpesh talk-show me titullin “Big Story”. Vëllai i Madh do të japë tema të ndryshme diskutimi dhe banorët do të realizojnë një talk-show ku njëri prej tyre do të jetë moderatori, katër të tjerë do të jenë opinionistë, ndërsa pjesa tjetër do të jenë në rolin e spektatorëve dhe gazetareve që mund të bëjnë pyetje . Big Brother do të sinjalizojë banorët për fillimin dhe mbarimin e talk-show-ut me anë të një gongu. Moderatori ka si detyrë që të trajtojë një nga temat e propozuara, por e rëndësishme është që ai të kontrollojë si duhet situatën duke u dhënë fjalën analistëve dhe të menaxhojë publikun dhe gazetarët. Për sonte moderatore do të jetë Mikela. Në rolin e analistëve do të jenë, Valeri, Fatjoni, Nevila dhe Violeta, ndërsa pjesa tjetër e banorëve do të jenë publik dhe gazetarë. Ajo që ka rëndësi për banorët është fakti se performanca do të vlerësohet nga Vëllai i madh me një bonos ose ndëshkim. Pasi mblidhen të gjithë në dhomën e ndenjes, Mikela me zarfin në dorë u komunikon banorëve se si do të realizojnë këtë talk show. Pas kësaj ata ndajnë rolet dhe fillojnë të diskutojnë sepse tashmë ka rënë gongu .
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment