Surprizë: Gjyshi i Esterinës, në shtëpinë Big Brother


Pasi shikon klipin, Esterina fillon t’i tregojë Arbanës detaje për jetën e saj dhe dashurinë për gjyshin, e përlotur nga klipi që pa. Pas një komunikimi me Arbanën, ajo bëhet gati të bashkohet me pjesën tjetër të banorëve, ndërkohë që në dhomën e ndenjes shikon gjyshin e saj. Emocionet e pushtojnë menjëherë dhe përlotet edhe më shumë teksa e përqafon me mall, duke e pyetur se si është. Esterina kalon disa momente në praninë e gjyshit, duke u çmallur me të dhe duke e pyetur për gjyshen dhe për të ëmën. Por vetëm pas pak minutash, gjyshi është i detyruar të largohet, për shkak të minutazhit të kufizuar, duke u përshëndetur me të mbesën dhe Arbanën në studio. Ndërkohë që gjyshi i Esterinës largohet, Arbana kërkon një mendim prej opinionistit lidhur me marrëdhënien mes Esterinës dhe të gjyshit dhe mendimit që ka ai për një marrëdhënie kaq të fortë. Opinionisti mendon se jeta ndonjëherë të bën që persona jo shumë të afërt të bëhen shumë të rëndësishëm për një njeri, ashtu siç mund të ndodhë edhe e kundërta. Ai mendon se gjyshi për Esterinën ka më shumë rëndësi sesa një prind, pasi i është gjendur pranë në momentet e saj më të rëndësishme në jetë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment